40 vjet nga demonstratat e studentëve

Sot bëhen 40 vjet nga organizimi i demonstratës studentore.

Më 4 mars 1981, studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre. Dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

“Demonstratat e punëtorëve”

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”. Në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve. Dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës. Dhe në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Filli i kthesës vendimtare

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit shënuan fillin e kthesës vendimtare. Të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.

Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës do të hapë ekspozitën “Vullkani” i Republikës. Kjo ekspozitë do të mbahet në Mensën e Studentëve në Prishtinë, në orën 11:00./rtklive

LEXO EDHE: “KOSOVA NË ARKIVIN E SHTETIT SHQIPTAR”, EKSPOZITA E RRALLË DOKUMENTARE DHE FOTOGRAFIKE