84-vjetori i lindjes së Anton Pashkut

anton pashku vasha deshta

Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik, një fshat afër Prizrenit dhe vdiq më 31 tetor 1995 në Prishtinë.

Pashku punoi gjatë jetës së tij në Rilindje, duke filluar si gazetar dhe më pas u bë redaktor i rubrikës së kulturës në këtë gazetë. Në 20 vitet e fundit, ai u bë redaktor tek shtëpia botuese “Rilindja”.

Në vitin 1955, ai filloi të botonte shkrimet letrare, ku në tregimet e tij dallohen tri qarqe themelore tematike: Ai i temës së dashurisë, i vetmisë, së kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm dhe qarku tematik, për dhunën mbi individin.

Tregimet e tij antologjike janë: “Nën qarr po rrinte vasha”, “Floçka”, “Kulla”, “Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë”, “Dy fjalë për një plak” dhe librin e tij kushtuar tymit, “Kënaqësitë e Megalopolisit”, “Anija e dehur”. Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani “Oh”, ka bërë një ndikim të ngadalshëm, por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij, transmeton ‘gazeta metro’.

Dramat e Pashkut “Sinkopa” e “Gof” janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.

Këto janë veprat e tij:

“Tregimet” – 1961
“Nji pjesë e lindjes”, tregime – 1965
“Kulla”, tregime – 1968
“Sinkopa”, dramë – 1969
“Oh”, roman – 1971
“Kjasina”, tregime – 1973
“Gof”, dramë – 1976
“Lutjet e mbrëmjes”, tregime – 1978
“Tragjedi moderne”, dramë – 1982

Shtëpia Botuese Rilindja në vitin 1986 i botoi veprat e zgjedhura të Anton Pashkut në tri vëllime:

“Tregime fantastike”, Rilindja, Prishtinë, 1986
“Oh”, Rilindja, Prishtinë, 1986
“Tragjedi moderne”, Rilindja, Prishtinë, 1986 .