A e kujtove edhe këtë herë të dashurën time?

Nga: F.Shiller

Mirserdhe, vashë e bukur! Ti e mirë e natyrës! Me shportën tënde plot me lule, mirseerdhe në fushë!
Qeh, qeh! Na erdhe prapë! Edhe je aq e hijshme e aq e dashur! E na gëzohet zemra, të dalim të të presim.
A e kujtove edhe këtë herë të dashurën time? Ah, lumja ti, kujtoje pra! Atëherë më donte e dashura e prapë më do!
Për të dashurin kërkoja shumë lule, e tani të kërkoj prapë e prapë po më nep
Mirserdhe, vashë e bukur! Ti e mirë e natyrës! Me shportën tënde plot me lule, mirserdhe në fushë!

Albania, 1902

Përktheu: Faik Konica

Përgatiti: ObserverKult