A mund të jetë vdekja gjumë, kur jeta s’është veçse një ëndërr

Foto ilustrim

Nga John Keats

1.
A mund të jetë vdekja gjumë, kur jeta s’është veçse një ëndërr,
Dhe skenat e lumturisë si një fantazmë kalojnë?
Kënaqësitë kalimtare si një vegim duken,
E prapë më e madhja dhimbje është të vdesësh mendojmë.
2.
Sa e çuditshme është që njeriu në tokë duhet të endet,
Dhe të bëjë një jetë të mjerë, por të mos i largohet
rrugës së thepisur; dhe as të mos guxojë ta shohë i vetëm
fatin e tij të ardhshëm, që s’është veçse të zgjohet.

Përktheu: Irena Dono

—————————————————

LEXO EDHE:

FJALËT E FUNDIT TË JOHN KEATS PARA SE TË NDËRRONTE JETË NË KRAHËT E MIKUT TË TIJ

200-vjet më parë, më 23 shkurt 1821, në Romë vdiq poeti anglez John Keats, nga tuberkulozi, në moshën 25-vjeçare.

“Së shpejti do të prehem në varrin e qetë, falënderoj Zotin për varrin e qetë”, – i tha mikut Joseph Severn, në krahët e të cilit dha jetë.

“Arrij ta ndiej ftohtësinë e tokës, luledelet që rriten mbi mua. Oh, për këtë qetësi! Do të jetë e para për mua”.

Është e vërtetë që në të gjallë, poezia e Keats u vlerësua vetëm nga disa miq. Disa prej tyre shkrimtarë, pasi ai nuk i përgjigjej imazhit që kemi për poetin.

Mes romantikëve, ishte i vetmi autodidakt, rridhte nga një familje e thjeshtë, me të vetmin mjet jetese punën si farmacist, për të cilën kishte studiuar.

Poezia, e varur nga ndjeshmëria, e etur, e fortë, për më tepër gjykohej moralisht e dënueshme. “Ne qeshëm me platonizmin sensual të autorit të “Endymion”; ne përqeshëm hedonizmin e tij rinor; ne i deformuan kultin sovran të bukurisë… Mbi të gjitha, nxituam të ndotnim shpërthimet e kënaqësisë së tij…”, – shkruan Mark Pore.

Teksa citon kritikët e kohës, ai shprehet se Keats provokoi reagime të brendshme refuzimi. Veçanërisht në gjirin e kastës së kritikëve dhe shkrimtarëve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU