A. S. Pushkin: Ëndrrat e mia më s’ i dashuroj…

Jetova mes pasionit të pashuar,
ëndrrat e mia më s’ i dashuroj,
kam qeshur, kam qarë, jam gëzuar,
tani veç dhimbje e vuajtje duroj.

Nën rrebeshet e fatit të poshtër, të egër,
kurora gjelbëroshe u mek, u venit,
tani rroj i vetëm, i trishtë dhe i verbër,
shpëtimin po pres: do vijë vallë një ditë?

Kështu nga i ftohti thellim i goditur,
kur turret murrlani, stuhia beter,
në degën e tharë, të brishtë, të drobitur,
dridhet një gjethe e vetmuar, e mjerë.

Shqipëroi: Arqile Garo