Ai më thoshte se s’kishte grua si unë, por tani vdiq…

Nga Ernest Hemingway

Ai më thoshte se s’kishte grua si unë dhe unë mendoja se s’kishte burrë si ai. Këtë e kam ditur mirë, por tani më vdiq.
Tani duhet të filloj të bëj diçka. E di që duhet.
Por kur ke pasur një burrë të tillë, të cilin ta vranë disa kubanë morracakë, nuk je në gjendje të fillosh menjëherë, sepse çdo ndjenjë e brendshme të ka lënë.
Nuk di ç’të bëj. Nuk është njësoj si atëherë kur bënte udhëtime të largëta.
Atëherë, ai kthehej gjithmonë në shtëpi, kurse tani do të kaloj jetën vetëm.
Jam dhe e shëndoshë, e shëmtuar, e plakur dhe atë nuk e kam më që të më thotë se jam e mirë.
Ai ishte aq i mirë për mua, aq i besueshëm dhe gjithnjë i nxirrte paratë në një mënyrë a në një tjetër dhe unë s’bëhesha merak për para, vetëm për atë dhe tani s’e kam më.

*Shkëputur nga romani “Të kesh dhe të mos kesh” i Ernest Hemingway, shqipëroi: Alqi Kristo, Onufri

ObserverKult


Lexo edhe:

ADRIANA, GRUAJA QË I SOLLI GËZIM DHE E FRYMËZOI ERNEST HEMINGWAYN

Një nga gratë më të rëndësishme në jetën e shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway nuk është mes atyre që e kemi ndeshur të përmendet shumë, kur është fjala për jetën emocionale të shkrimtarit. Portreti i saj shihet përmes disa fotove në arkivin privat të shkrimtarit, por askush nuk e dinte lidhjen e fortë që ka qenë mes tyre.

Një libër për shkrimtarin, shkruar nga nipi i tij, nxjerr në pah një tjetër histori të mrekullueshme. Atë të dashurisë mes tij dhe konteshës italiane Adriana Ivancich.

Ajo ishte vetëm 18 vjeçe kur e pa Hemingwayn në një lokal në Itali, ndërsa ai 50 vjeç. E nga ai moment nisën një lojë dashurie, që do të vazhdonte përmes letrave pasionante të dashurisë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU