Këngë që s’harrohet/ “Ti nuk më meriton” nga Aida dhe Armendi (Teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni një prej këngëve më të pëlqyera të Armend Rexhepagiqit & Aida Barakut “Ti nuk më meriton”.


Mes katër muresh, po shuhem, po vyshkem, si gjeth pa diell,
depresion shumë i rëndë më kaplon, gjoksin ma shtrëngon,
ti se di, se si çelik i fortë unë po qëlloj, kur ende pe lëshoj.

E neveritshme, e mërzitshme, në gjendje të rrezikshme jam
komplekset shpërthejnë, e pakënaqur, si hije që tokës ec’
në çdo moment e pasigurtë, gati të shpërthej në vaj,
armik i vetvetes jam.

Pranë syve i verbër je, ndjenja të sigurtë nuk ke
ti nuk më meriton.
Si topin ti po më gjun’, si lodër me mua lun’
ti nuk më meriton, ti nuk më meriton, ti nuk më meriton.

E neveritshme, e mërzitshme, në gjendje të rrezikshme jam,
komplekset shpërthejnë, e pakënaqur si hije që tokës ec’
në ç’do moment e pasigurtë, gati të shpërthej në vaj,
armik i vetvetes jam.

Lehtë e pranove këtë fakt, se po vuaj e po mbaroj,
ti nuk më meriton.
Mjeku dhe barnat më duhen, pa gjumë e pa shpresë jetoj,
ti nuk më meriton.
Dhomë e errët perde e lëshuar
ndoshta mos të hyjë pak diell në ujë të ftohtë.

Pranë syve i verbër je ndjenja sigurtë nuk ke,
ti nuk më meriton,
si topin ti po më gjun’, si lodër me mua lun’,
ti nuk më meriton, ti nuk më meriton, ti nuk më meriton…

ObserverKult

Kliko edhe:


ARMEND REXHEPAGIQI: EDHE NJË HERË, O VEÇ EDHE NJËHERË…(TEKSTI DHE KËNGA)