Al Pacino: Mos lejo të të kuptojnë çfarë po mendon!

al pacino thenie

Thënie nga aktori Al Pacino:

– Nuk do të jeni kurrë vetëm nëse keni një libër.

– Ndonjëherë është më mirë të jesh me një djall që e njeh, sesa me një engjëll që nuk e njeh.

– Nëse ju ngatërroni gjithçka, thjesht vazhdoni tangon.

– Është e lehtë të mashtrosh syrin, por është e vështirë të mashtrosh zemrën.-“Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumë gjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna

-Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent

-Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë.

– Sa herë që ndjej dëshirën për të ushtruar, shtrihem dhe dremitem derisa të kaloj dëshira.

– Doli që koha nuk e shëron plagën, por në mënyrën e saj kaq të mëshirshme, i zbut skajet aq pak.

– Dobësitë e mia… Do të doja të gjeja diçka. Ndoshta do të kisha të njëjtën pauzë mendimi, nëse më pyesni se cilat janë pikat e mia të forta. Ndoshta edhe janë e njëjta gjë.

– Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar.

– Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër.

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

OPRAH WINFREY: NUK KE PSE FAJËSON DIKË TJETËR PËR VENDIMET E TUA…

“Çdo gjë që mund ta imagjinosh, mundet ta realizosh”.

“Ti mban përgjegjësi për jetën tënde. Nuk ke pse fajëson dikë tjetër për vendimet e tua. Jeta ka të bëjë me të ecurin përpara”.

“Ktheji plagët e tua në urtësi”.

“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen e tij, duke ndryshuar sjelljen e tij”.

“Arsyeja se pse kam qenë përherë e suksesshme nga ana financiare, është se asnjëherë fokusi im nuk kanë qenë paratë, për asnjë moment”.

“Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendrohesh tek suksesi, por tek domethënia. Vetëm atëherë edhe hapat e vegjël dhe fitoret e vogla përgjatë rrugës do të kenë kuptim tepër të madh për ty”.

“Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtërat tanë që na lejon ne të kërkojmë për aventura të reja”.

“Ajo që unë e di me siguri, është se nëse bën një punë që të pëlqen dhe ajo punë të plotëson, atëherë çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.

“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh. Ti je ai që je sot, bazuar në atë çfarë ke besuar në të shkuarën”.

“Ji falënderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma më tepër. Nëse përqendrohesh tek ato që nuk ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”.

“Aventura më e madhe që mund të ndërmarrësh, është të jetosh jetën e ëndrrave të tua”.

“Nëse dikush të zhgënjen vazhdimisht e vazhdimisht, është pjesërisht edhe faji yt. Sapo dikush tregon një tendencë egoizmi, atëherë duhet ta kuptosh këtë gjë dhe të kujdesesh për veten tënde. Njerëzit nuk do të ndryshojnë thjesht, sepse ti do që ata të ndryshojnë”.