Albina Gjergji: Lumturia jeme s’ka zgjatë kurrë shumë !

Lumturia jeme
S’ka zgjatë kurrë shumë !

Maksimumi helikash ka fluturue
Nën nji qiell.
Mbi re.
Djathtas diell.
E në pranga Ne…

Që numërojmë
Rrotullimet e mullinit
të kohës.
Tue na shtrydhë
E vullnetesh ndrydhë…

Paj, unë s’i druhem
turbulencave të Qiellit, jo!
As Reve që vetullash errësohen
Në vizatimet me laps.
Patjetër… as Diellit s’kam se si
Se bash Ai në mue
Skalitë ka shpirtin që ringrihet
Përmbî .

E pra, mue Zoti
Mund të mos ma dhurojë
lumturinë e plotë sikurse juve
Por Diejt e Qiejtë
bekue më kanë
Me aftësinë me dashtë
Edhe pa pasë…