Aleksandër Gjoka: Fati ynë shpresë e marrëzi (teksti dhe kënga)

Ne të dy kurrë s’jemi ndarë
ne të dy kurrë s’kemi heshtur
ëndrra ime, një shpend i marrë
krahët hap në re, qiellin gjen atje
tek ti.

Kur je larg të pres me mall
kur je pranë grindem me ty
jeta lojë, çfarë është vallë
duhemi të dy grindemi të dy
s’e di.

Ti je si engjëll që më mbron gjithmonë
une jam si zjarri që të djeg, nga pranë
ti je si djalli, që në faj më fton
ndryshe nuk bëjmë dot, jo jo.

E kemi fatin shpresë e marrëzi
na jep një engjëll të na mbroj, o zot
se në në jetën tonë jemi fëmijë
ndryshe nuk bëjmë dot jo jo.

Kur je larg të pres me mall
kur je pranë grindem me ty
jeta lojë çfarë është vallë
duhemi të dy grindemi të dy
s’e di.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

W. B. YEATS: KUR TË JESH PLAKUR