Ali Podrimja: Kurrë atë emër

Poezi lum lumi nga Ali POdrimja, je si shpirti im

si të kanë quajtur para vdekjes kurrë s’do ta dish.
me hijet e ëndrrave
s’do të matemi për emrin tonë. 

qe nga Harrimi i madh vi.
a e ndiehn rrufenë, kohërat si zënë n’thua nëpër dhëmbë
                                                     të mi, nëpër fjalë?
e ti – shpuzë jete për atë emër. 

kurrë s’do ta dish si të kanë quajtur para vdekjes,
o dëshirë e marrë, që kaq shumë deshte të jesh e huaj
– kurrë atë emër!