Ali Podrimja: Të jesh shqiptar…

Ali Podrimja

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë.

*Titulli origjinal: “Me qenë”

ObserverKult


Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: SI KISHTE SHPËTUAR KOKËN, DRITËRO AGOLLI, PAS BOTIMIT SATIRIK “SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO“?

Nga: Ali Podrimja

Në letrat shqipe Dritëro Agolli do të ketë vendin e vet edhe në të ardhmen. Për politikën disa herë është deklaruar se atë nuk e njeh, por e thotë nga zemra, prandaj ai na duket shpesh njeri ekcesiv.

Nuk pranon copëzimin e shpirtit se e shëmtuar i duket demokracia. Shpesh kur më qet udha në Tiranë bëj një sy gjumë tek ai se nuk ma ka ëndja natën ta kaloj në vila të “hijeve”. Për këtë e dinë si demokratët ashtu edhe socialistët e konvertuar dhe të pakonvertuar.

Unë jam pakëz tradicionalist: miqtë nuk mund t’i zgjedh në bazë të bindjeve politike. Aty pranë pesëmbëdhjetëkatëshes me net kemi biseduar se shoqëria shqiptare mund ta kalojë krizën vetëm duke kultivuar shpirtin demokratik. Edhe në këtë ne shqiptarët kemi traditë. Kujtoni vitet’ 30…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU