Alteregoja / Pse njerëzit e suksesshëm pretendojnë (ndonjëherë) të jenë dikush tjetër?

Nga Jeff Haden

Një herë kam dëgjuar një aktor (emri të cilit fatkeqësisht nuk po mundem t’a kujtoj) teksa fliste mbi mënyrën se si e trajtoi frikën e tij për t’u shfaqur në emisione televizive për të promovuar filmat e tij. “Kam frikë për vdekje se mos do të jem tërësisht i mërzitshëm, apo se mos them idiotësira”- tha ai.

“Prandaj në vend të prezantimit si “vetja”, në emisione të tilla unë pretendoj se jam duke luajtur një personazh që është një aktor:ai që është i zgjuar, i zgjuar dhe simpatik. Dhe papritmas bëhet shumë më e lehte për mua”- u shpreh ai.

Ndërsa të hyrit në lëkurën e një personi të trilluar për të kapërcyer frikën në skenë, tingëllon si diçka ekstreme dhe pa kuptim – sidomos për dikë që e siguron jetesën duke performuar para spektatorit dhe kamerave- studimet tregojnë se kjo qasje mund të sjellë shumë përfitime.

Vetë-distancimi, pra të bërit një hap prapa nga ndjenjat tuaja të menjëhershme, dhe të parit një situatë nga një këndvështrim tjetër, apo duke përdorur distancimin mendor, mund të sigurojë vërtet përfitime psikologjike dhe emocionale, duke ju dhënë mundësi të fitoni një kontroll më të mirë mbi emocionet tuaja.

Një shembull: Një studim i vitit 2018 i botuar në “Emotion” i ndau pjesëmarrësit në dy grupe. Njërit nga grupet iu tha të mendonte mbi një testim të rëndësishëm të ardhshëm, sikur të ishin “zhytur” realisht në situatë, ose t’a mendonin veten e tyre si pjesëmarrës.

Ndërsa grupit tjetër iu tha që të pikturonte duke e vëzhguar testin nga distanca, ose ta mendonin veten e tyre si spektatorë. Grupi i “distancuar” raportoi se ndihej shumë më pak nervoz dhe i shqetësuar për testin. Gjithashtu, pjesëmarrësit në këtë grup mendonin se me shumë gjasa do të dilni mirë në testim.

Në një studim të vitit 2014 të botuar në “Journal of Personality and Social Psychology” , pjesëmarrësit mbajtën nga një fjalim publik. Disa u udhëzuan të punojnë me emocionet e tyre duke përdorur personin e tretë. (Pra në vend se të mendonin“Ndihem shumë nervoz …”, unë do të thosha me vete “Xhef ndihet shumë nervoz …”).

Synimi ishte që pjesëmarrësit të ndihmoheshin t’a shihnin situatën nga pozitat e një të huaji, në vend se nga “perspektiva e dikujt që është zhytur në të”. Rezultati? Pjesëmarrësit raportuan se ndiheshin më pak të stresuar dhe të shqetësuar.

Këtë e konfirmuan edhe ritmet e tyre të zemrës dhe nivelet e presionit të gjakut. Për më tepër, meqë besimi zakonisht e përmirëson performancën në skenë, vëzhguesit e pavarur i vlerësuan performancat e tyre si më të mira se ato të pjesëmarrësve të cilët nuk përdorën një perspektivë të tillë.

Ashtu si aktori që pretendon të jetë një aktor kur shfaqet në një talk-show, edhe distancimi nga vetja mund t’ju ndihmojë që të kapërceni emocionet dhe t’i shihni gjërat në një mënyrë me objektive. Ju mund të shihni tablonë kryesore. Mund të jeni më racional dhe më pak të frikësuar.

Dhe mund të fitoni edhe vetëkontroll më të madh. Një studim i vitit 2016 i botuar në “Developmental Science”u dha fëmijëve një detyrë të mërzitshme. Ata u ulën para një kompjuteri dhe shtypnin një buton sa herë që shihnin një foto me djathë.

Për t’ua vështirësuar gjërat, iu dha gjithashtu një iPad për t’i tunduar që t`a braktisin detyrën. Të gjithë fëmijëve iu kërkua të thoshin se çfarë mendonin mbi ndjenjat e tyre kur ata e humbnin motivimin. Pastaj, një grupi iu tha të mendonte mbi pyetjen “A po punoj shumë? ”Një grupi tjetër iu tha të mendonte për veten e tyre në vetën e tretë:“A po punon shumë Xhef?

”Grupit të fundit iu tha që të mendonte për veten e tyre si personazhi i tyre i preferuar imagjinar, si për shembull “A po punon shumë Dora Eksploratorja?”.

Ju mund t`a merrni me mend atë që ndodhi: Fëmijët që përdorin teknikën e personit të tretë qëndruan 10 për qind më gjatë në kryerjen e detyrës, se ata që ishin “zhytur” në vetën e parë, ndërsa fëmijët që përdorën një alter ego qëndruan aty për një kohë 23 për qind më të gjatë.

Studiuesit ia atribuuan ndryshimin rritjes së funksionit ekzekutiv, proceseve njohëse të nevojshme për zgjedhjen dhe monitorimin e sjelljeve që lehtësojnë arritjen e qëllimeve të zgjedhura: Mendoni pak për planifikimin, përqendrimin, përparësinë dhe qëndrimin në kursin që duhet ë ndiqnin kur kohët bëhen të vështira.

Mos harroni që qëllimi nuk është të zhvilloni personalitete të shumta. Por përdorimi herë pas here i një alter egoje ju ndihmon të bëni një hap pas, të krijoni pak distancë​​nga emocionet që mund të ndikojnë në gjykimin tuaj dhe të fitoni perspektivë më të madhe.

Pra kjo do të thotë se do të merrni vendime më të mençura, dhe më objektive. / Inc. – Bota.al