Andi Bejtja: Tani, nuk kam shumë pretendime…

Poezi nga Andi Bejtja

Tani, nuk kam shumë pretendime;
I lutem Zotit të jem mirë me shëndet
Dhe të kem para.
Guxoj të shoh vetëm ëndërra të thjeshta,
Të lehta për t’u realizuar
P.sh. sikur pi konjak me tortë
Të nesërmen, blej një shishe konjak
Dhe një tortë e jam i lumtur,
Apo kur bëj dashuri me sekretaren
Të nesërmen… Kështu, pra, kurvëroj
Nga pak, por mund të çmendem
Nëse gruaja më tradhton ndonjëherë.
Gjithë ditën përgatis qivure të vogla
Ku mbyll iluzionet e mëdha të rinisë
Ndaj natën fle gjumë si shqerrë.
Pastaj vjen shëtitja e së dielës:
Unë jam ai burri i qeshur
Që ka atë gruan e bukur.
Dhe atë fëmijën e ëmbël.

*Titulli i origjinalit: “I lumturi”

ObserverKult

—————————————————————–

Lexo edhe:

ANDI BEJTJA: DUKE KËRKUAR THELBIN E JETËS

Duke kërkuar thelbin e jetës
Pa dashje
Mbeta si zog i plagosur
Nëpër degët e biblës
Pastaj lexova Kuranin
Pastaj të shfletova ty

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Lexo edhe:

ANDI BEJTJA: MË KUJTOHESH TI, E NDEZUR FLAKË NGA DASHURIA

Asgjë dhe asgjë… Sërish asgjë
Çdo portë mbyllur, mjegull në zemër
Më kujtohesh ti
E ndezur flakë nga dashuria
Aftësia jote e përkryer
Për ta tërhequr lumturinë pranë vetes
Me mua, apo qoftë edhe me dikë tjetër
Ankimet e kota-ishuj të vegjël, të bardhë
Që papritur fundoseshin nga përkëdheljet:
ankimet ishin të bardha
përkëdheljet të kaltra
dhe ndarja erdhi e kuqe,..

Poezinë e plotë e gjeni KËTU