Anila Toto: Duke të dashur ty… veten kam harruar

Duke u marrë me ty harrova veten,
E humba vetveten duke të dashur ty!
Kështu më pe të rrëzuar e s’gjeje
arsyen: Përse ishim bashkë ne të dy?

Do t’i harrosh dot mëngjeset e bardha?
Kur ngriheshe ende nëpër errësirë,
Në shtrat kërkoje i çmendur nga nata
Imazhin tim të ndiheshe më mirë.

Mashtrohesha shkëlqimit që të jepte drita
Si hënë perëndoja duke të ëndërruar.
Gjithçka përrreth meje më ngrinte prita
Duke të dashur ty,… Veten kam harruar.

*Titulli i origjinalit: “Veten kam harruar”

ObserverKult


Lexo edhe:

ANILA TOTO: ÇMENDURISHT TË KAM DASHUR!