Anisa Markarian, aktorja që braktisi artin për mjekësinë: “Zhgënjimi” nga Shqipëria dhe largimi në Francë

Anisa Markarian
Anisa Markarian

Anisa Markarian, aktorja shqiptare, e cila prej vitesh ka braktisur ekranin, për t’iu përkushtuar profesionit të zemrës, mjekësisë në Francë, ka lindur në Tiranë me 4 korrik 1962.

Profesioni i vërtetë i Anisas është mjeke por edhe në aktrim ajo është një aktore jo vetëm simpatike por edhe me talent ndonëse nuk ka interpretuar në shumë filma.

Mbasi kryen gjimnazin “Sami Frashëri” studion në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë të cilin e përfundon shkëlqyeshëm.

Edhe pse nuk ka kryer shkollën për aktrim ajo shfaq aftësi si aktore gjë që i tërheq shpejt regjisorët e kinematografisë për t’i ofruar disa role kryesore. Kështu e nisë karrierën e saj me 1978 tek filmi “Vajzat me kordele te kuqe” në rolin e Dhuratës.

Por roli që do ta bëjë atë të mirënjohur tek spektatori shqiptar është ai i Zanës tek “Në çdo stinë” përkrah aktorit tjetër Arben Imamit ku nga ky film nderohet me kupën e Festivalit të IV të Filmit si aktorja më e mirë në rolin kryesor.

Këtu në këtë film spikat aktrimi i saj i natyrshëm, natyra poetike, bukuria dhe hijeshia femërore, ndjenjat e holla dhe herë herë edhe tonet dramatike. Gjithashtu një sukses tjetër në film është interpretimi “Ngjyrat e moshës” ku është skenariste dhe në rolin kryesor.

Në fakt që më parë më 1988 ajo ka patur një sukses tek “Pranvera s’erdhi vetëm” ku fitoi kupën në festivalin e filmit për edicionin e 8-të, duke qenë bashkëskenariste dhe në rolin kryesor .

Pas ndryshimeve demokratike që ndodhën në vend në vitet `90-të emigroi në Francë, ku jeton aktualisht por si mjeke nutricioniste, larg kamerave dhe projekteve kinematografike. Ka dy fëmijë, një vajzë e një djalë. Ajo shkruan edhe mjaft bukur poezi, novela etj. Për t’u përmendur libri “Sënduku i kujtimeve” (1997).

“Dua të përsëris diçka: nuk më ka zhgënjyer Shqipëria, por më kanë zhgënjyer disa persona. Unë kam pasur momente zhgënjimi të mëdha nga disa persona, por kjo ndodh kudo.

Unë them se politika e mirë bëhet për popullin”, është shprehur ajo në një intervistë kur u pyet se si e vlerëson Shqipërinë./vjosa.net

ObserverKult


Anisa Markarian
Anisa Markarian

Lexo edhe:

ANISA MARKARIAN FLET PËR JETËN E SAJ: FËMIJËRIA TE SELVIA DHE BODRUMI I SHTËPISË SË SEKUESTRUAR…

Aktorja e njohur Anisa Markarian ka botuar një libër me kujtime nën titullin “Shtëpia te Selvia”. Ajo vjen në një intervistë, ku rrëfen fëmijërinë e rininë në një familje shqiptaro-armene.

“Më tepër se sa mall e mora si një mision. Libri është një album fotografish. Një buqetë rrëfimesh nga e kaluara e afërt. Duhet parë përtej faktit që janë rrëfime. Duhet parë si një biografi kolektive e periudhës së viteve 1960-1980”, rrëfen ajo.

“Malli është gjithë kohës edhe për ata që nuk janë larguar kanë mall për ata që nuk janë më. Më tepër se sa si mall, e mora si mision. Të rrëfej kohën time në mënyra të ndryshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult