Anita Bitri: Veç një dhimbje kam dhe do ta them (teksti dhe kënga)

Anita Bitri ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve ’90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar. Me një vokal të shkëlqyer dhe mjaft e talentuar duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Karrierën e nisur në Shqipëri, këngëtarja shqiptare do ta vazhdonte më pas në Amerikë ku arritjet e saj do të ishin gjithmonë e më shumë në rritje.

Derisa një tragjedi do të ndërpriste jetën e Anita Bitrit, si dhe të nënës dhe vajzës së saj 7-vjeçare Siborës, duke e lënë në mes jetën dhe karrierën e këngëtares shqiptare. 

Sot kemi përzgjedhur këngën “Dashuria e parë”, kënduar nga Anita Bitri, si një homazh për ta nderuar jetën dhe veprën e saj:

Dashurinë e parë kush nuk e provoi?!
Dhimbjen që la pas, kush nuk e këndoi, e këndoi.

Ku shkuan fjalët që mi thoshnje me aq zjarr?
Ku shkuan lulet që m’i sillje plot me vesë?

Ku fluturoi dashuria jonë e parë?
Ku shkoi motivi që më zgjonte çdo mëngjes?

Një këngë e vetme jo nuk është rinia
Po veç një dhimbje kam dhe do ta them
Se një prej këngëve është dhe dashuria
Dhe kënga ka një strofe, por ka dhe një refren.

Jo, unë s’e besoj, ta kem të lehtë që ta mohoj
Kur dashurinë e parë, jo nuk e harroj
Mos më thuaj s’më kujton, asnjëri s’do ta besoj
Diku në ëndrra do t’vij vetë të takoj.

Përgatiti: A. K. -ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Anita Bitri: Dua që ta mbajë sekret (kënga dhe teksti)