Anita Take: Vajza me trëndafila (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Vajza me trëndafila”, e kënduar nga këngëtarja Anita Take

Rrugës kur shkon duke qeshur
Një trëndafil mban në dorë
Flokët të thurur kurorë
Më e bukura për mua je

Natën do t’vij në bahçen tënde
Trandafilat do t’i pres
Do të përgjoj un’ ty me ëndje
Herët në mëngjes

Kur do kalosh çapenë
Në rrugë e menduar
Se sot pa lule ke mbetur
Thua mos vallë në e ke gjetur
Se trëndafilat kush ti pret

Lule mos mbaj nëpër duar
Ato s’ta shtojnë bukurinë
Ti ke për mua freskinë
Se trëndafil ti vetë je

ObserverKult

Lexo edhe:

ANITA TAKE, KUJTIM PRODANI & SAJMIR ÇILI: DIKUR KAM NJOHUR NJË TURKESHË (TEKSTI DHE…

Dikur kam njohur një turkeshë
nga vend’ i largët n’Adana
me sy të zezë e vetlluzezë
e flokët lyer o me këna
pas saj çudirat i mendoja
çudirat rrugën merrnin vrap
këtë turkeshë tek e pushtoja
unë Anadollin o e bëja zap.

Buzëve rridhte një turqishte si gazel
ç’trim i bukur paske qenë çok gyzel
dhe më hidhte një vështrim me dufin e mallit
zëri saj o si burim që vërshon prej malit.

Po ku ta lija një lanete
një xhinde pylli një kaproll
ajo me not’o do të çante dete
e do më gjente larg der’në Anadoll
me ty s’do marr hakat e Krujës
ne jemi sot dy miq të mirë
porse dy zemra në gjoks nuk rrahin
unë s’i mbaj dot turkeshë dy dashuri.

E trilluar është o shokë kjo histori
ky frymëzim se si me erdhi nuk e di
atje larg në atë vend me kopshte lulëzuar
ju betohem ndonje vajzë nuk kam dashuruar
atje larg ne Adana tre dete kaptuar
ju betohem ndonjëherë nuk kam dashuruar
rrjedh e rrjedh si krua një këngë si gazel
që më thotë dhe mua aman çok gjyzel.