Arberie Hadërgjonaj: Asnjëherë s’do të jemi dy (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Asnjëherë” të këngëtares, Arberie Hadërgjonaj!

Dua të degjoj që je i lumtur
Ti nga unë mos prit më asnjë lajm
Unë ti dhashë të gjitha pa mu lutur
Jo nuk jam penduar, jo s’do qaj

Si një rrugë e zbrazur zemra ime
Është një vënd i huaj, nuk e njoh
Koha i rrënoi edhe kujtimet
Dhe kjo rrugë të lutem,
mos kalo

Po kalon një ditë dhe
prapë një tjetër… më mungon…
Jo nuk dua vetës të vërtetën
T’ja pranoj…

Asnjëherë…
Nuk do të jemi si më parë
Asnjëherë…
Nuk do të besoj që jemi ndarë

Asnjëherë…
S’do të di të jetoj unë jo pa ty
Asnjëherë…
Unë dhe ti s’do të jemi dy

Si një orë e ndalur janë mendimet
Emri yt më dhëmb kur e dëgjoj
Unë i fsheha lotët dhe kujtimet
Në një vënd që kurrë mos ti kërkoj

Po kalon një ditë dhe
prapë një tjetër… më mungon…
Jo nuk dua vetës të vërtetën
T’ia pranoj…

Asnjëherë…
Nuk do të jemi si më parë
Asnjëherë…
Nuk do të besoj që jemi ndarë

Asnjëherë…
S’do të di të jetoj unë jo pa ty
Asnjëherë…
Unë dhe ti s’do të jemi dy

ObserverKult

Lexo edhe:

JULIANA PASHA: NJË ÇAST TË HUAJ U BËMË UNË E TI (TEKSTI DHE KËNGA)