Ardijan Rrusta: Jam ai lyps, jam ai mbret (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Jam ai lyps, jam ai mbret” të interpretuar nga Adrijan Rrusta.

Thonë lindja është vetëm dënim
dhe se vdekja është fillim
thon seksi është krim
edhe jeta trillim
e dashuria mashtrim

Në pranverë ne u njoftuam
gjatë tërë verës ne nuk u pamë
në vjeshtë u afruam dhe u bashkuam
dhe në dimër u ndamë

Jam ai lyps s’jam ai mbret
jam ai që dashuri pret
çdo stinë e çdo vjet për ditë e për net
jam ai qe emrin ta thërret.


E sot unë pi e dehem,
e nisem e kthehem,
kujtimet përditë më trazojnë.
Sot përkulem e ngritem e falem e shitem,
e shumëherë më huazojnë.


Kënga që unë këndoj,
lus Zotin ty mos të lëndoj,
unë u linda për ty ti u linde për mu,
unë pa ty nuk muj me jetu.

Në vehte fëmisë i buron,
këngë e re që në mua gufon,
lulet lulëzojnë e zogjtë fluturojnë
Së bashku me mua këndojnë.

Jam ai lyps s’jam ai mbret
jam ai që dashuri pret
çdo stinë e çdo vjet për ditë e për net
jam ai qe emrin ta thërret.

E sot unë pi e dehem,
e nisem e kthehem,
kujtimet përditë më trazojnë.
Sot përkulem e ngritem e falem e shitem,
e shumëherë më huazojnë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDIAN TREBICKA: O YLL I BUKUR (TEKSTI DHE KËNGA)

O yll i bukur, o yll i bukur, o yll i bukur që nuk gjendesh
O yll të thonë, o yll të thonë, o yll të thonë, diell ti je.

Se ka njeri, se ka njeri, se ka njeri bukurinë tënde
Me asnjeri, me asnjeri, me asnjeri të ngjarë ke.

Ti manushaqe, ti manushaqe, ti manushaqe erë mirë
Më vjen aroma, më vjen aroma, më vjen aroma duke shkuar

Tekstin e plotë e gjeni KËTU