Ardit Gjebrea: E mori nata…(teksti dhe kënga)

“E mori nata…”, interpreton Ardit Gjebrea

Ti ike, ike larg,
me natën ti ike,
mbi dallgë po binin gjethe të verdha.

Ti ike, ike larg,
mbi shpinën time si thikë binin takat,
dhe trupi u derdh u derdh në hekur,
vetëm ca pikla mbi buzë kishin mbetur.

E mori nata, e mori nata, përtej humnera,
mbi të po binin shirat e vjeshtës, gjethet e verdha

Dhe hëna, hëna pikë rëna,
mbeti pa gojë, memece si ndarje,
dora- dorën e kërkon
buza pa buzën, muranë që vetmon.

E mori nata, por jo harrimi, përtej humnera,
vjen dit’ e emrit, emrin e saj e mori era,
e pëshpërit emrin e saj pa fund.

Hapat e fundit,
të fundit puthje,
ka disa pluse,
disa minuse.

Puse mbi krye,
nën këmbë puse,
ka disa pluse,
disa minuse.

Ti ike me natën
dhe binin gjethet’e verdha.

Dhe ike, ike, ike larg,
mbi shpinën time si thikë binin takat,
dhe trupi u derdh, u derdh në hekur,
vetëm ca pikla mbi buzë kishin mbetur.

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E DHIMBSHME QË FSHIHET PAS KËNGËS “JON” TË KËNDUAR NGA ARDIT GJEBREA

Nga Neritana Kraja

Ka këngë në historinë e festivaleve në Radio Televizion që kanë lënë shenjë, që kanë shënuar histori, në historinë e muzikës, por edhe në vetë jetën e autorit të tyre.

Një fat i tillë i është destinuar edhe këngës “Jon”, këngë e kantautorit Ardit Gjebrea, i cili ishte jo i panjohur për publikun. Por kurrë kaq i famshëm sa e bëri kënga “Jon”.

Këngë e cila e renditi ndër kantautorët e suksesit, por që i shërbeu edhe si ogur i mirë në jetën private. Po ashtu për jetën e re në familjen e tij dhe fëmijën që pritej të lindte.

Historia që do të tregojmë sot, nisi në Itali, në vitin 1991. Pra, nisi në kohën kur shqiptarët u turrën me anije drejt brigjeve të vendit fqinj. Krejt kjo për një jetë më të mirë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU