Ardit Gjebrea: Flas me hënën …(teksti dhe kënga)

Flas me hënën

Teksti – Timo Flloko
Muzika – Shpetim Saraçi

Flas me hënën …i vetëm
Të kam pritur sa netë
M’i trego ti gjithë të fshehtat
Por, ajo vetëm hesht (!)…

M’a verbove ti natën
Dhe u trete ngadalë…
M’i rrëmbeve të gjithë ëndrrat
dhe zhgënjimin e le pas.

Një rreze nga larg
Më prek…drithëri…
Në botë erdhi hëna…
E plotë në magji!

E shtangur njerëzia
E sheh me zili
Tek endet e praruar
Atje në pafundësi?!…

S’e di, s’e kuptoj
Cfarë ndodh në këtë jetë
Dashuron vallë njeriu
A jeton përmbi retë?!…

Mos luaj me hënën
Ajo të gënjen
Vetëm gjysmën e saj ta fal
e tjetrën ta fsheh!…

Ta fsheh, nuk ta fal
Dhe prapë luan…ajo të gënjen

Flas me hënën … i vetëm…

Sa herë ty s’të shoh
Nuk ndrin lart në qiell
Me jep ti sa dhimbje
Trishtimin më sjell…

ObserverKult

Kliko edhe:

ELITA 5: FALEMINDERIT QË MË LE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Elita 5 hënën
Arif Ziberi

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë aritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Faleminderit…”:

Pikoj loti në mesnatë,
se ti ike për të mos u kthyer,
për të mos u kthyer…
Pamjen tënde të vërtet’,
E tregon veç pasqyra e thyer,
po, pasqyrë e thyer…

Nuk të thash’ largohu,
as kthehu, as harromë.
Se për çdo fjalë në jetën tonë,
Ishte von’.

Akrepat bashkohen,
S’na takojnë askund,
Më mirë një fund me dhimbje,
Se një dhimbje pa fund…

Faleminderit që më le,
Sot mos qaj se ike dje dhe jo…
Nesër kur nata
në udhëkryq të zë
Mos u kthe, mos u kthe
Arsye s’ke.

Nata hënën prapë e ndez,
Ti je në terrin e kësaj bote,
po, e kësaj bote…
Në rrugën tënde të pa kthim,
Ty të ndjek veç hija jote,
po, hija jote…

Kliko për ta dëgjuar këngën KETU

ObserverKult