Ardit Gjebrea: Nuk i di askush…(teksti dhe kënga)

Nuk m’i di askush
vargjet që për vehte
për vehte shkrova
drita kaq të zbehta
fytyrën ndriçojnë.

E krejt i vetëm kam provuar
të triumfoja, të triumfoja,
përmbi vitet e pa stina
e që s’do më plakin dot.

Nuk i di askush
ato netë brenda meje
ato fjalë që s’përsëriten
tjetër herë në jetë.

Nuk i di askush
qytetet ku u fsheha
ika larg nga kurreshtarët
që i dinin të vërtetat e mia.

Nuk e di askush
se nga po kthehem kaq i lodhur
dhe pse kam nevojë
për zëra të njohur.

Ky është një pyll gjigand me njerëz
flasin me vehte, thonë më njohin
por gabojnë,
se vetëm emrin, emrin ma dinë.

Po nga ky këngëtar: ARDIT GJEBREA: GJEJ NJË SHKAK TË KTHEHEM PËRSËRI (TEKSTI DHE KËNGA)