Arsyeja pse sulltanët osmanë pozonin gjithmonë në profil

Përgjatë historisë janë realizuar shumë piktura dhe vepra të tjera arti të sulltanëve të Perandorisë Osmane, për të përjetësuar portretet e njerëzve që dikur konsideroheshin si më të fuqishmit në botë.

Por të gjitha këto vepra kanë një veçanti, sulltanët pozonin gjithmonë në profil. Një “stil” që me sa duket e kanë kopjuar nga antikiteti, pasi një prej personazheve më të hershëm të historisë që pozonin anash ishte Jul Cezari, diktatori që i dha fund Republikës dhe ndihmoi në krijimin e Perandorisë Romake.

Por, pse preferonin këtë lloj pozimi?

Arsyeja për këtë është se pushtetarët donin të tregonin hundën e tyre. Sipas perceptimit të asaj kohe, sundimtari i cili kishte hundë të harkuar, mendohej se vinte nga një racë fisnike.

Madje shumë e cilësonin si hundë romake dhe e krahasonin me shqiponjën, sqepi i të cilës është i harkuar. Prandaj, në Perandorinë Osmane, hunda turke konsiderohej diçka me vlerë./ a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KRYEMINISTRAT SHQIPTARË QË UDHËHOQËN PERANDORINË OSMANE

Shqiptarët janë shquar në histori për trimërinë dhe mençurinë e tyre. Udha e tyre në karrierë është tashmë e njohur për historiografinë botërore. Në Perandorinë osmane ata do bënin emër të madh.

Do ngjiteshin në majat më të larta të karrierës duke mbajtur postet më të larta deri në atë të kryeministrit, vezir siç quhej në atë kohë.

Ata me trimërinë e tyre nën udhëheqjen e shqiptarëve do i dhuronin perandorisë shtimin e territoreve si Irakun, Kostandinopojën, Anadollin, Jemenin , Egjiptin, Algjerinë, Sirinë, Kretën, Krimenë etj.

Ja cilët ishin vezirët e mëdhenj shqiptarë që u rritën në oborrin e sulltanëve , që u martuan me motrat dhe bijat e tyre dhe shkëlqyen si kryeministra…

Gjedik Ahmet Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare në vitet 1475-1479.

Daut Pasha

Sipas Samiut tonë të madh ishte me origjinë shqiptare dhe ishte marrë rob që fëmijë. Në vitin 1483 në kohën e sultan Bajazitit kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit Osman.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult