po, ne edhe mund të puthemi bashkë në buzët ku joshjen rrudhëm dhe askush nuk do të vdesë, grua e panjohur, se askush nuk u ringjall për sa kohë që s’u puthëm…
po, ne edhe mund të puthemi bashkë kur rasti të na kryqëzojë udhën dhe askush s’do të vuajë, grua e panjohur, se askush s’u lumturua për sa kohë që s’u puthëm…
po, ne edhe mund të puthemi bashkë edhe pse kurrë nuk mundëm dhe askush s’do të na keqkuptojë, grua e panjohur, se askush s’na kuptoi për sa kohë që s’u puthëm…