Artan Gj. Hasani: Ne kurrë s’jemi takuar

ne kurrë s’jemi takuar,
jemi flaka dhe hiri…
por të pashë në ëndërr
dhe vetëm për një çast që andej të mora…

dhe ishte aq bukur…
dhe ishe aq e bukur…
dhe ëmbël më puthe
kur pranë t’u afrova…
dhe ike bashkë me ëndrrën
kur dremitja e tij të thirri…

o Zot, ç’bekim të të duan kaq shumë!
të të duan si unë, o Zot, ç’mallkim!
ëndrrën e një tjetri padashje vodha
ndërsa po flija i qetë gjumin