Artiola Toska: Të desha me hakikat (teksti dhe kënga)

Të desha me hakikat
Të çmova mikesh’ të shtrejtë.
Mirëpo paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë…

Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.

Një kujtim që ma ke dhanë
Po e rujë me dashuni.
Do ta kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.

Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të kisha me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet.

ObserverKult


Lexo edhe:

MANJOLA NALLBANI: NË ERRESIRË PA MBARIM… QAJMË TË DY (TEKSTI DHE KËNGA)