Askush nuk është më arrogant ndaj grave, sesa mashkulli që është i shqetësuar rreth burrërisë së vet

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Simone de Beauvoir:

-Kur kam qenë fëmijë, kur kam qenë adoleshente, librat më kanë mbrojtur nga dëshpërimi: kjo më ka bindur se kultura është vlera më e lartë.

-Askush nuk është më arrogant ndaj grave, më agresiv dhe përbuzës sesa mashkulli që është i shqetësuar rreth burrërisë së vet.

-E kam më të thjeshtë të mendoj një botë pa një krijues, se një krijues me të gjitha kontradiktat e botës.

-Në ditën kur të jetë e mundur për gruan të dashurojë jo në dobësinë por në forcën e saj, jo të ik nga vetja por ta gjej veten, jo ta ul veten por ta mbroj veten – në atë ditë, dashuria për të do të bëhet, ashtu sikurse për burrin, një burim jete dhe jo një rrezik për vdekje.

-Ka përgjigje për të cilat nuk do të gjeja forcë t’i dëgjoja, prandaj evitoj të pyes.

ObserverKult


Lexo edhe:

PËR HERË TË PARË TË LUTEM: MË MBAJ NË ZEMËR, OSE MË DËBO…

Letra e Simone de Beauvoir për të dashurin e saj, shkrimtarin Nelson Algren…

E enjte mbrëma, 30 tetor 1951

Nelson, dashuria ime e vërtetë,

Jam tmerrësisht e lodhur, por nuk mund të shkoj të fle pa të shkruar. Ishte shumë e vështirë të largohesha, një orë e gjysmë pasi ndjeva se të interesoja ende. Është shumë e hidhur të mendosh se mund t’ia kisha dalë të qëndroja edhe më gjatë, nëse do të kisha menduar se ty të interesoja akoma.

Duhet të flas me ty; sonte, është e vetmja lloj qetësie që mund të ëndërroj. Qava gjatë gjithë udhëtimit me tren. Me taksi dhe gjatë fluturimit me avion flisja me ty dhe mos u tremb aq shumë nëse qaj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU