Fëmijët e tu kanë më shumë nevojë për praninë tënde sesa për dhuratat e tua

ObserverKult ua sjellë disa thënie që flasin për fëmijët :

  • Që të jesh në kujtimet e fëmijëve të tu nesër, duhet të jesh pjesë e jetëve të tyre sot./ Barbara Johnson
  • Fëmijët e tu kanë më shumë nevojë për praninë tënde sesa për dhuratat e tua./ Jesse Jackson, Jr
  • Fëmijët, nuk mjafton veç t’i bësh; duhet edhe të thartosh trurin që t’i edukosh./ Giuseppe Giusti
  • Një fëmijë është një dashuri që bëhet e dukshme./Novalis
  • Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj./ Dostojevski
  • Mësoni fëmijët të mendojnë, jo çfarë të mendojnë./ Richard Dawkins
  • Çdo opinion që u imponohet fëmijëve është një gënjeshtër./ Alexander Sutherland Neill
  • Pasuria e vërtetë e një njeriu janë fëmijët e tij./ Francis Ford Coppola
  • Një prind i zgjuar lejon që fëmijët e tij të bëjnë gabime. Është mirë që nganjëherë t’i djegin gishtat nga pak./ Mahatma Gandhi/ ObserverKult