Ata që janë të pakënaqur me veten, flasin përherë keq për të tjerët

Foto ilustrim

Njerëzit e pakënaqur e jetojnë jetën e tyre nën një qiell që është gjithmonë gri dhe pa muzikë në zemrat e tyre. Në pamundësi për të ushqyer shpirtin e tyre me gjithçka që është e bukur dhe e mirë përreth tyre.

Nuk është vetëm çështje forme apo qëndrimi, por diçka që ka rrënjë të thella. Njerëzit të cilët janë të pakënaqur me veten dallohen që në shikim të parë.

Jo vetëm sepse ata mezi buzëqeshin dhe shfaqin empati, por, mbi të gjitha, sepse ata jetojnë dhe komunikojnë negativitet, dashakeqësi.

Ndjehemi jo të sigurt në shoqërinë e tyre, por të dobët e të pambrojtur. Ndonjëherë ndjesia kthehet në një siklet të thellë. Kjo sepse negativiteti krijon një lloj kapaku gri e të rëndë, që mbështjell të gjithë ata që i rrethojnë.

Njerëzit e pakënaqur jetojnë përgjithmonë me një humor që përzien zhgënjimin dhe inatin, zilinë dhe pakënaqësinë.

Njerëzit e pakënaqur janë pasqyra e përsosur e limiteve të tyre.

Kufij që ata nuk i njohin dhe, për këtë arsye, janë gjithmonë të gatshëm të fajësojnë botën dhe të tjerët për dështimet dhe telashet e tyre.

Ata nuk e dinë vlerën e përulësisë dhe e shfryjnë pakënaqësinë e tyre duke përdorur sarkazmë apo edhe gënjeshtra.

Sjellja që ka burim frustrimin e tyre mund të bëjë dëme.

Sepse për të qetësuar këtë ndjenjë negative, të pakënaqurit i ulin të tjerët poshtë. Ata anulojnë motivimet, përqeshin aspiratat e atyre që kanë ambicie.

Ata janë njerëz toksikë, të paaftë për të vënë në dyshim veten e tyre dhe janë gjithmonë në kërkim të një fajtori.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e pakënaqur duhet të mbahen në një distancë të sigurt. Sidomos ata që refuzojnë ndihmën, të bindur se kanë gjithmonë të drejtë në çdo rast.

Frekuentimi i njerëzve të pakënaqur nuk çon në një ndjenjë të shëndetshme të vetëkritikës, por në një mentalitet polemik dhe jospërfshirës.

Dhe mos u përpiqni t’i ndryshoni ato, nuk do të ishit në gjendje. Ajo që ata kanë është një lloj zilie e përhershme që mbyt çdo shpresë për ndryshim dhe çdo frymëmarrje optimizmi. /bota.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ISHULLI I KOBRAVE, VENDI I NDALUAR PËR NJERËZIT

Ishulli Queimada Grande i njohur gjithashtu si Ishulli i Kobrave, ndodhet rreth 30 kilometra larg brigjeve të Sao Paulos, në Brazil.

Me një sipërfaqe rreth 430.000 metra katrorë dhe gjatësi 1.5 kilometra, ky ishull është i ndaluar për njerëzit me vendim të qeverisë braziliane. Pasi aktualisht konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Në fakt, në hyrje të ishullit ka një tabelë që informon se zbarkimi në ishull është i ndaluar. Hyrja është e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm dhe aty lejohet vetëm personeli i autorizuar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult