Bashkim Alibali: Dashuninë n’zemër ma ngjalle… (teksti dhe kënga)

Bashkim Alibali është një nga këngëtarët më në zë shqiptarë. Lindur në Tiranë më 25 tetor 1957 dhe rritur në Shkodër, ai ka një jetë interesante, mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë.

Si shumë këngëtarë tjerë, Festivali i 11-të e mënjanoi nga skena, por jo nga dëshira për këngën.

ObserverKult ua sjell tekstin dhe këngën “Të gëzojmë se erdh pranvera” e interpretuar nga Bashkim Alibali :

Të gëzojmë se erdh pranvera përsëri
përmbi të gjitha lule tjera
bashkë me ty moj drandofile
do të rri.

Gonxhe tuja në behar
Kur shpërthejnë.
Dashuninë në zemër ma ngjalle
Era jote mori lule
Po më vjen.

Mos t’na shkoje moj drandofile
kjo pranverë
bashkë me gonxhet gemin sille
avitu o mori lule të marr erë.

E përgatiti: A. S./ ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

“S’MA NJOHE ZEMRËN”, KËNGË QË BASHKIM ALIBALI E INTERPRETOI NË FESTIVALIN E 27-TË TË RTSH-SË (TEKSTI DHE KËNGA)

S’e kam të lehtë të të kujtoj unë tani
Ato vite që kanë mbetur larg
Çdo gur i rrugës fjalët tona i di
Si munde vallë t’i kesh harruar
Por zemra nuk të fal, thotë mos harro
Ishe ti që shkele dashurinë
Mos mendo se bashkë me ty jo, jo
Humba unë dhe lumturinë.

Ti zemrën time nuk e njohe dot
Ajo kurrë nuk e pranon vetminë
Unë ndjenjës tënde s’mund ti bëhesha rob
Njeriu s’rron në jetë për një dashuri…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU