Bashkim Alibali: Përse më thërret ti me emrin e vjetër (teksti dhe kënga)

Përse më thërret ti me emrin e vjetër… interpreton Bashkim Alibali

Përse mbi faqe të ndrin loti tjetër,
Si në rini.
Përse në gjumë shqetëson ëndërr e vjetër, 
Me dashuri.

Unë në ëndërr përsëri jetoj,
Atë imazh që më nuk ekziston,
A mos është një shpirt,
Që një trup të ri kërkon?!

Përse më thërret ti me emrin e vjetër,
si në rini,
Tani për ty unë jam një emër tjetër,
tjetër njeri!

Nuk e di pse sot ti më kërkon,
Atë kohë që më nuk ekziston,
Thuaj ç’është kjo ndjenjë,
Që ka vdekur dhe jeton?! 

Si i çmendur unë të desha,
Nuk e prisja një ditë do të ndaj,
Nuk e dija se do të qeshja,
Me atë çast që më bëri të qaj.

Në më thërret o mike e vjetër, 
Si i dehur do të vija përsëri,
Por tani jam një njeri tjetër,
Edhe ti je një tjetër njeri…

Mos e zgjo, ëndrrën ti mos e zgjo!
Të lutem mos kërko, kur një gjë s’ekziston,
Dhe mos e thirr sërish, emrin tim mos e thirr,
Se vitet ikin ikin, dhe më nuk kanë kthim…

————————————————————————–

LEXO EDHE: Bashkim Alibali: Mos të rrimë ma kështu tuj kja.. (teksti dhe kënga)

Të gëzojmë se erdh pranvera përsëri
përmbi të gjitha lule tjera
bashkë me ty moj drandofile
do të rri.

Tash sa kohë qi s’jena pa
Na të mjerët.
Mos të rrimë ma kështu tuj kja
Avitu o mori lule
Të marr erë!

Gonxhe t’bukra në behar
Kanë lulzu’.
Dashuni zemrën ma ngjall
Era jote mori lule
Kah të vjen.

Mos t’na shkoje moj drandofile
kjo pranverë
bashkë me gonxhet gemin sille
avitu o mori lule të marr erë.

LEXO EDHE: Bashkim Alibali: Zemrën kur ta theva, o e shtrenjta ime (teksti dhe kënga)