Hygo: Është e lehtë të jesh i mirë, të jesh i drejtë është e vështirë

falim aq sa dashurojme hygo

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Po s’qe e drejtë, mos e bëj! Po s’qe e vërtetë, mos e thuaj!/ Mark Aureli

Miqtë e tu kanë nevojë për ty kur e kanë gabim, jo kur kanë të drejtë./ Harper Lee

Askush nuk ka gjithmonë të drejtë, përveç budallenjve./ Augustus Hare

E vërteta nuk i dëmton kurrë çështjet e drejta./ Mahatma Gandhi

E drejta jote e fjalës nuk nënkupton se duhet të të marrim patjetër seriozisht./ Aga Khan

Një fëmijë bëhet i rritur kur kupton se ka të drejtë jo vetëm që të ketë të drejtë, por edhe të gabojë./ Thomas Szasz

Të bëjmë ç’është e drejtë, jo çfarë na leverdisë. T’i mësojmë fëmijët të jenë të ndershëm, jo dinakë./ Tiziano Terzani

Nuk mund të mungojnë arsyet për të bërë çfarë është e drejtë./ Domenico Starnone

Si mendove se mundesh, si mendove se nuk mundesh, gjithnjë ke të drejtë./ Henry Ford

Nga ç’është e vërtetë lind ç’është e drejtë./ Romano Guardini

Gjithçka që jetohet deri në fund është e drejtë./ Oscar Wilde

Është e lehtë të jesh i mirë; të jesh i drejtë është e vështirë./Victor Hygo

Dashuria kërkon gjithçka dhe ka të drejtë ta bëjë./ Ludwig van Beethoven

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

TEODOR KEKO: UNË TË KAM DASHUR GJITHMONË…