Belluci: Dashuria jeton vetëm kur ka respekt të ndërsjellë!


Monica Belluci ka thënë:

Ne të gjithë kemi nevojë për iluzione. Kjo është arsyeja pse i duam filmat.

Është e tmerrshme të qëndrosh me dike që nuk e dashuron.

Pas një periudhe martesë diçka nuk ecën. Diçka fillon e humb, diçka është e gabuar. Jan pak martesa që zgjatin përgjithnjë. Ne duam diçka dhe, pas një çasti, e urrejmë atë që donim.

Thjeshtësia është një ndër gjërat më të vështira për tu kopjuar.

Unë besoj se koha shkatërron gjithçka. Merreni një mollë të bukur, të kuqe. Pas një çasti ajo kalbet dhe mbushet me krimba, krejt siç ndodh me ne.

Dashuria jeton vetëm kur ka respekt të ndërsjellë dhe liri. Dëshira për të zotëruar tjetrin është absurde!

Zilia është në natyrën njerëzore.

Mendoj se gjyqtarët janë aktorë të hatashëm. A mund ta përfytyroni lojën që luajnë ata përditë?

Tani të gjithë filmat janë për adoleshentët. Është shumë e vështirë për një aktore të gjejë vërtetë personazhe të thellë, të mrekullueshëm për të luajtur…/ ObserverKult