Besim Zymberi: Ç’trishtim ta pres në ëndërr të më vijë…

Aq e bukur sonte duket nata
Qielli i kthjellët, yjet seç shndrijnë
Hëna u zbret vashave mbi flokët e gjata
Fenerëve mblidhen fluturat në qytetin tim

Ndaj unë nuk përmbahem, tundimin e ndjej
Marr dhe këtë natë ta shtrij në poezi
Vetëm një varg të hirshmes dot s’ia gjej
Vargun ku do të duhej të ishe ti…

Ç’trishtim ta pres në ëndërr të më vijë…