ObserverKult ua sjellë disa thënie nga Bob Dylan:
– Pas çdo gjëje të bukur fshihet një lloj dhimbje.
– Mos kritikoni atë që nuk mund ta kuptoni.
– Ndonjëherë nuk mjafton të dish se çfarë kuptimi kanë gjërat, ndonjëherë duhet të dish se çfarë nuk ka kuptim.
– Disa njerëz e ndjejnë shiun, të tjerët thjesht lagen.
– Kur nuk keni asgjë, nuk keni as çka të humbni.
– Nuk mund të jesh kurrë i mençur dhe i dashuruar në të njëjtën kohë.
– Ju nuk keni nevojë për një meteorolog për të ditur se në cilën drejtim fryn era.
– Edhe nëse nuk i keni të gjitha gjërat që dëshironi, ji mirënjohës për gjërat që nuk i keni dhe që nuk i dëshironi.
– Nuk arrita të komunikoja, prandaj zgjodha të largohesha.
– Nëse ndonjëherë ju kërkohet të shikoni veten, mos e bëni.
– Ju do të duhet t’i shërbeni dikujt; mirë, mund të jetë djalli, ose mund të jetë Zoti, por ju duhet t’i shërbeni dikujt…
ObserverKult
————————————————-
Lexo edhe:
ROBERTS: MË SHUMË DO TË DOJA TË KISHA 30 MINUTA “TË MREKULLUESHME” SESA NJË…
– Më shumë do të doja të kisha 30 minuta “të mrekullueshme” sesa një jetë pa asgjë të veçantë.
– Unë besoj në dy njerëz që janë të lidhur me zemër dhe nuk ka rëndësi se çfarë bëni, kush jeni apo ku jetoni; nuk ka kufij apo barriera nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë.
– Njerëzit do të mendojnë se jam e sëmurë, ngaqë i dua gjithë këta libra të trishtuar. Në fakt, nuk më shqetëson një fund i lumtur në një roman – sigurisht, është mirë kur ndodh. Por kur ke investuar kaq shumë kohë dhe gishtat e tua kanë shtyrë gjithë atë letër dhe arrini në fund… epo, një fund tragjik shkon me tragjedinë e përfundimit të një libri.
– Është qesharake kur njerëzit thonë: “Unë nuk mendoj se Julia më pëlqen”. Zemër, nëse nuk më pëlqen, do ta kuptosh!
– Unë thjesht dua të theksoj se nuk janë vetëm mësuesit e mëdhenj ata që ndonjëherë i japin formë jetës suaj. Ndonjëherë është mungesa e mësuesve të mëdhenj ajo që formëson jetën tuaj dhe të injoruarit mund të jetë po aq e dobishme për një person sa të lavdëruarit.