
ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur./Tagora
Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja, jeta e njeriut.
Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frytdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë./Bjelinski
Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë./Myse
Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë dhe të urrejnë shumë. /Cezari
Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti./Bodleri
Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen./Volteri
Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes. /Immanuel Kant
ObserverKult