Brezi im dinte të dashuronte…

mendoja
Foto ilustrim

Ndonjëherë e pyes veten: “Si ia ka dalë brezi ynë të mbijetojë ndaj gjithë ushqimeve me përmbajtje laktoze?

Nga Giano Miniello

Si ia kemi dalë mbanë të rritemi pa homogjenizantë, hormone dhe multivitamina?

Kemi mbijetuar pa Coca Cola, Red Bull, apo koktele të shtrenjta.

Prisnim të dielën për të pirë ujë të gazuar, maksimumi mund të ishte ujë i gazuar me shije limoni. 

I kaluam dimrat me një panine në çantë, pa ushqime të shtrenjta, pa Nutella, pa imunostimulantë.

Kënaqeshim me ushqimin e pasdites, të përgatitur me bukë, gjalpë dhe djathë, pa fruta e perime të kaluara në centrifugë.

Kalonim mbrëmjet e verës me një fetë shalqiri në duar që e konsumonim rrugëve, pa pasur komplekset që kemi tani?.

Kemi kaluar ndëshkimin e një profesori, të cilin e kemi përqafuar në rrugë pas shumë vitesh, pa e kundërshtuar atë pas aprovimit të prindërve?.

Ia kemi dalë mbanë pa një trajner personal, duke luajtur futboll lagjeve ndërkohë që shoku më pak fatlum, bënte rolin e arbitrit?

U mbijetuam  gjunjve të nxirë, të dezinfektuar me pështymë, pa marrë antibiotikë, antiseptikë apo medikamente të tjera.

Takonim vajzën që donim, kur nuk ekzistonin celularët dhe mënyra e vetme e shkëmbimit të mesazheve, ishte një shënim në ditarin e saj, apo një puthje e dhënë fshehurazi…

Si vallë pranonin vajzat të dilnin me ne, kur i nxirrnim shëtitje në këmbë, edhe pse donim t’u dhuronim krahë? 

Mundnim të shkruajmë poezi dhe të kompozojmë këngë pa përdorimin e kompjuterit…

Si kemi pritur pafund për të dhënë puthjen e parë, kur tashmë ajo jepet që në takimin e parë?

Ndërkohë, brezi ynë pavarësisht gjithë mungesave, ka ditur të ëndërrojë. Sepse ushqimi më i shëndetshëm që ka konsumuar, ka qenë shpresa”.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: NA ISHTE NJË VEND KU HANIN KRYET E NJENI-TJETRIT…