Bronte: Mendoni se meqë jam e varfër s’kam shpirt e zemër?

Charlotte Brontë:

…Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?
E keni gabim!
Kam po aq shpirt sa ju dhe zemrën po aq të madhe!
E nëse Zoti do të më kishte dhuruar bukuri dhe pasuri, do t’jua kisha bërë të vështirë të më linit, siç e kam tani unë të vështirë t’ju lë.
Tani nuk po ju flas sipas zakoneve, traditave, madje, as nëpërmjet trupit vdekatar; është shpirti im që i drejtohet shpirtit tuaj, si të kishim shkuar të dy përtej varrit dhe të qëndronim para këmbëve të Zotit, të barabartë: ashtu siç jemi.
Unë nuk jam zog dhe nuk ka rrjetë që të më zërë në grackë. Unë jam një qenie njerëzore e lirë, me vullnet të pavarur…”

*Shkëputur nga romani Jane Eyre

ObserverKult