Bukowski: Nuk më tmerron vdekja por jeta që njerëzit e jetojnë…

Charles Bukowski

Nga: Charles Bukowski

Të vajtojmë për vdekjen është e njëjtë sikur të vajtojmë kur një lule e humb ngjyrën. Ajo që më tmerron nuk është vdekja por jetën që njerëzit e jetojnë, ose më mirë thënë, jetën që nuk e jetojnë deri në vdekje.

Ata nuk e respektojnë jetën e tyre, ata shurrojnë mbi jetën e tyre, ata dhjesin mbi jetën e tyre. Pafundësisht budallenj.

Shumë të fiksuar me seksin, filmat, paratë, familjen… Kokat i kanë të mbushura me pambuk. Ata ndizen në Zotin pa menduar aspak, ata ndizen në atdhedashurinë pa menduar aspak.

Shpejtë harrojnë të mendojnë me kokën e tyre, i lejojnë të tjerët të mendojnë në vend të tyre. Duken të shëmtuar, flasin shëmtuar, ecin shëmtuar. Ua këndoni atyre këngën më të mrekullueshme të shekullit, ata nuk do ta ndëgjojnë.

Vdekja e shumë njerëzve është vetëm një mashtrim. Tek ata nuk ka se çfarë të vdes më.

ObserverKult

bukowski për dashurinë

Lexo edhe:


CHARLES BUKOWSKI: DO TË VIJ NË VARRIMIN TIM…

Kjo femër më telefonon pareshtur
ndonëse i them jetoj me gruan
që dashuroj.

dëgjoj zhurma papushuar në mjedis,
ajo telefonon,
mendova që ishe ti.

unë? kam ditë me radhë
pa u pirë.

epo, ndoshta s’ke qenë ti por mua m’u bë
sikur qe dikush që rrekej të më vinte
në ndihmë.

ndoshta ishte Zoti. ta ha mendja është atje lart?

po, Ai është një grremç që varet tavanit.

kështu mendova dhe unë.

po rris domate në bodrum,
ajo më tha.

ndjeshmëri e paparë.

dua t’ia mbath. nga t’ia mbaj?

veriu është afërmendsh. në perëndim është oqeani. lindja i përket të shkaurës, jugu e vetmja rrugë.

jug?

po, por pa e kaptuar kufirin. për gringot
do të thotë vdekje.

me kë ngjan Salinasi? ajo më pyet.

nëse të është tekur për sallatë
shko te Salinasi.

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU