Bukowski: U ndjeva i sëmurë, i trishtuar, i padobishëm. Isha dashuruar…

ObserverKult ju sjellë disa thënie të zgjedhura të Charles Bukowskit:

“Mua më pëlqejnë ata persona pak të përhumbur dhe të hutuar. Ata të cilët tek i përqafon ringjiten, ndërsa dikur kanë qenë të thyer në njëmijë copa.”

“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë.”

“Njeriu është i gjallë kur e gjenë atë që kërkon, dhe i vdekur kur e kupton se atë që e kishte gjetur e ka humbur përsëri. Në hapësirën mes këtyre ai shkruan poezi.”

“Mund të them se dashuria është si alkooli. E provon një herë, të trullos kokën, por sërish do një gotë tjetër, një tjetër, e kështu me radhë. Të bën të ndihesh keq, aq keq sa nuk do ta provosh më. Por, më vonë, që me gotën e parë do të tundohesh dhe nuk do të thuash dot “Jo”.

“Gjithmonë gjendemi në kurthin e 2 opsioneve; ose vdes nga vetmia përderisa pret personin e duhur… ose mund të përfundosh duke duruar personin e gabuar gjatë gjithë jetës.”

“Ferri ekziston. Është këtu. Në 3 të mëngjesit. I zgjuar. Pa ty.”/ ObserverKult