Chaplin: Zor se gjen dikë që t’i biesh përshtat ashtu siç je, prandaj jeto ashtu siç dëshiron

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Shpesh, historia e një jete lexohet mes rrudhash./Emilio Curtoni

Jeta rrallëherë e jep atë që pritet prej saj./George Courteline

Jeta pa dashurinë do të ishte aq e qetë, aq e sigurt, aq e bajatshme./Sean Connery

Jeta është një vepër arti. Nuk ka poezi më të bukur se të jetosh me pasion./Georges Clemenceau

Të jesh gjallë do të thotë të heqësh rripin e sigurisë dhe të dalësh të kërkosh sherre. /Nikos Kazantzakis

Kërce sikur s’të shikon askush, dashuro sikur s’je lënduar kurrë, këndo sikur s’të dëgjon askush dhe jeto sikur parajsa është mbi tokë./William W.Purkey

Kurrë mos heq dorë nga jeta. Gjithçka ka një rrugëzgjidhje, përveç vdekjes. /Winston Churchill

Zor se gjen dikë që t’i biesh përshtat ashtu siç je, prandaj jeto ashtu siç dëshiron! /Charlie Chaplin

Gjëja e tmerrshme nuk është vdekja, por jetët që njerëzit jetojnë apo nuk jetojnë deri në vdekje./Charles Bukowski

Jeta është fantastike, veçse duhet shikuar me syzet e duhura/Alexandre Dumas

ObserverKult