Charles Bukowski: Të desha ty kur nuk ia dilja dot ta doja as veten…

bukowski - gjithmonë

Nga: Charles Bukowski

Jam ndryshe nga njëherë e një kohë. E di? Jam i sigurtë se nëqoftëse do mundeshe të më njihje tani do më pëlqeje më shumë. Por nuk do ta kuptoja ende se cili tip bën për ty.

Nuk mund të jem kurrë ai që kërkon ti, e kam kuptuar. Më vjen keq. Të desha ty kur nuk ia dilja dot ta doja as veten. Të kam lënduar gjithmonë që të mos ndjesh asgjë për mua.

Të kam lënduar në ato gjëra që në fakt duhej ti të më lëndoje mua. Kam ende plot gjëra të tjera për të të thënë, por tani po kërkoj që të biem dakord.


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: M’U DESHËN 56 VJET PËR TA GJETUR… IA VLENTE TË PRISJA

Por kisha edhe fat tjetër: një grua të mirë. M’u deshën 56 vjet për të gjetur Lindën, dhe ia vlente të prisja.
Burri duhet të provojë shumë gra për të gjetur të vetmen që i duhet dhe, po të kishte fat, ajo do t’i bëhej ngaherë krah. Për një burrë do të ishte marrëzi po ta zgjidhte gruan e jetës që në rastin e parë apo të dytë; as nuk e kam idenë se ç’është gruaja.
Ama burri duhet t’u shkojë gjërave deri në fund, dhe kjo nuk do të thotë vetëm të shkojë në shtrat me gratë e të bëjë atë punë një apo dy herë-ai duhet të jetojë me to për muaj e vite.

Unë nuk i qortoj ata burra që kanë frikë ta bëjnë këtë, se kjo do të thotë t’ia kushtosh shpirtin gjithçkaje. Natyrisht, ka njerëz që e ndajnë fatin vetëm me një grua dhe thonë madje se kjo na qenka zgjidhja më e mirë.
Ka shumë asish, madje pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë nën flamurin e armëpushimit…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU