Pse nuk po mundem të të harroj?

Nga Christopher John Brennan

Ç’është kjo me ty dhe mua që nuk mundem kurrë të harroj,
format e tua të bardha vijnë me vërshimë heshturazi në netët e mia, duke ma bërë gjumin një ngritje fluturimthi nga njëmijë duar që më lënë shenjë?
Nuk mjaftonte që britma jote shungullonte në veshët e mi të zgjuar?
Që tani, duke kërkuar harresën, unë duhet ende të përhumbem
në secilën gojë të zezë të uritur që hapet me dëshpërim,
një çast para se frenezia zbardhëlluese ta groposë atë?
O dallgë të të gjitha detrave, a do të mundja t’ju jepja juve paqen dhe ta gjeja paqen time përsëri: sepse e gjithë paqja ime është arratisur, copëtuar dhe shpërndarë bashkë me kreshtat tuaja të bardha të përçartura.

Përktheu: Irena Dono