Kur fjala del nga zemra, godet në zemër! Mos i hap dritaret e zemrës pa e pa motin!

ObserverKult ju sjell disa fjalë të urta popullore shqiptare:

Ai që le arën e vet, nget arën e huej!

Bijë vendi pikë argjendi!

Çdo hi në vatrën e tij!

Derë e botës s’është strehë e kokës!

Dy shaka bëjnë një të vërtetë!

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan!

Gjuha e ka rrënjën në zemër!

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin!

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë!

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër!

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas!

Shtëpi pa fjalë, e peshk pa hala nuk ka!

Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi!

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim!

Budallai shkon tek e ngasin!

Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson!

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë!

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet!

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot!

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija!

I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri!

Kroni i Qeverisë nuk e ka ujin të kulluem; mos të raftë me kenë etshëm se të len pa pi!

Kur del Dielli, të gjithë e dinë nga bie Lindja!

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij!

Mos i hap dritaret e zemrës pa e pa motin!

Nuk pritet pema se i ban hije kungullit!

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë!/

ObserverKult

Lexo edhe:

20 FJALË TË URTA SHQIPTARE: DY DUAR PËR NJË KOKË, KOKA PËR ATDHENË…

Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju e që kanë të bëjnë me atdheun:

-Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË

-Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË

-Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG

-Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG

Lexo më shumë duke klikuar KETU

ObserverKult