Coelho: Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je…

Nga: Paulo Coelho

…Ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim.

Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet.

Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është më pjesë e jetës sende.

Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je…

—————————————–

LEXO EDHE: PAULO COELHO: SI MUND TË URREJ NJË NJERI QË MË KA DHËNË VETËM DASHURI?

«Nuk duhej të më pyeste ashtu. Kërkon të marrë vesh përse qava? Vallë nuk e di se jam njeri plotësisht normal, që ndan dëshirat dhe lotët me të gjithë, se ajo pyetje, tashmë tepër e vonuar, më kallte datën?»

Ndërsa përshkonte korridoret e ndriçuara nga e njëjta dritë e zbehtë si e infermierisë, Veronika kujtohej se ishte tepër vonë: nuk do të arrinte kurrë ta sundonte frikën.

«Duhet ta sundoj veten. Jam një njeri që i çon deri në fund vendimet që merr.»
Ishte e vërtetë se gjatë jetës shumë gjëra i kishte shpurë deri në fund, por ato ishin vetëm gjëra pa rëndësi.

Kishte bërë vaki t’i vazhdonte grindjet, të cilat mund të zgjidheshin me një të falur. Ose të mos i telefononte një të dashuri sepse marrëdhëniet me të i quante pa bereqet.

Nuk kishte bërë lëshime pikërisht për gjërat më të vogla, për të dëshmuar se ishte e fortë dhe mos kokëçarëse, ndërkohë që, në të vërtetë, ishte e brishtë dhe nuk kishte ndritur kurrë në mësime ose në veprimtaritë sportive të shkollës. Në familje nuk kishte ditur të vendoste mirëkuptimin…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU