Çun Lajçi për vajzën e ndjerë: Si je çupulinë….

Si je Çupulinë
Atje edhe sot ka borë ka edhe diell
ka edhe qiell
ka zogj e cicërimë
veç cijatje e blegërima s’ka
se currile të ngrime e akuj mbi varre
s’prajnë ditën as natën me hanë.

Atje edhe sot ka diell ka borë
e mbi gurë ka qiell
ka heshtje n’cicërimë
e s’ka kush me t’pa kush me t’thirrë
si je çupulinë.

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

POEZI NGA ARTISTJA FATIME SEFAJ LAJÇI KUSHTUAR BIJËS SË NDJERË: NINULLË