Dashuria e vërtetë është një qetësi e përflakur…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Vetëm qetësia është madhështi, çdo gjë tjetër është dobësi./ Alfred de Vigny

Qetësia është një dhuratë universale, që pak njerëz dinë të vlerësojnë./ Charlie Chaplin

Dashuria e vërtetë është një qetësi e përflakur./ Giuseppe Ungaretti

Ata që dashurojnë duhet të rrinë shpesh në qetësi./ Charles Morgan

Qetësia dhe ekuilibri janë gjërat kryesore në çdo gjë./ Daisaku Ikeda

Nëse mësojmë qetësinë, do të arrijmë të hyjmë në vallen e amshuar që është përreth nesh./ Giovanni Allevi

Imagjino se ç’qetësi sikur çdonjëri të thoshte vetëm aq sa di./ Karel Capek

ObserverKult