Dhuroji asaj që dashuron, krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer, motive për të qëndruar…

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:

Në dashuri të kesh, nuk është asgjë, të shijosh është e tëra./ Stendal

Dhuroji asaj që dashuron, krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer, motive për të qëndruar. /Dalai Lama

Dashuria dhe dëshira janë dy gjëra të ndryshme: jo gjithçka që duam mund ta dëshirojmë dhe jo gjithçka që e dëshirojmë mund ta duam./ Miguel de Cervantes

Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë. /Sandi

Fjalët e dashurisë, të cilat janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve prej nga dalin. /Guy de Moupassant

Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr./Platoni

Ka persona të cilët që nga koha që i njeh, nuk do pushosh së dashuri kurrë…sepse gjenden në atë kënd të zemrës…/Volteri

Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur. /Susanna Casciani

Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë. /Pablo Neruda

ObserverKult

————————————————————————————–

LEXO EDHE: Indianët e Amerikës kanë lënë një “kod” prej 20 pikash për njerëzimin

Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet.

Kërkoje vetveten, ti vetë. Mos lejo që të tjerët të krijojnë rrugën tuaj për ty. Është rruga jote dhe vetëm e jotja. Të tjerët mund të ecin me ty, por askush nuk mund të ecë për ty.

Trajtoji mysafirët në shtëpinë tënde me nderime. Shërbeju ushqimin më të mirë, ofroju shtratin më të mirë dhe trajtoi me respekt dhe nder.

Mos merr atë që nuk është e jotja, as nga një person, komunitet apo kulturë. Nuk është fituar dhe nuk të është dhënë. Nuk është e jotja.

Respekto çdo gjë të vogël mbi tokë.

Ndero mendimet, mendimet, dëshirat dhe fjalët e njerëzve të tjerë. Le të shprehë secili vetveten.

Asnjëherë mos fol keq për të tjerët. Energjia negative që vendos në univers do të shumëfishohet kur të kthehet tek ti.

Të gjithë bëjnë gabime. Dhe të gjithë gabimet mund të falen…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU