Donika Dabishevci: Dashnitë e mëdha vdesin!

donika dabishevci du

Poezi nga Donika Dabishevci

Për dashnitë e mëdha nuk flitet
për dashnitë e mëdha nuk shkruhet.

Dashnitë e mëdha jetohen,
dashnitë e mëdha shuhen,
dashnitë e mëdha vdesin.

Dashnitë e mëdha janë ofshama
që ta gërryejn’ zemrën për jetë t’jetës!

ObserverKult

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: M’DHIMBESH SE TOKËN NDËR KAMBË KAM ME TA LUJTË!

VIDEO-POEZI: DONIKA DABISHEVCI LEXON POEZINË E SAJ “GJITHÇKA ASHT’ ANDËRR, SHPIRTI JEM!”

Lexo edhe:

EROS E THANATOS NË POEZITË E DONIKA DABISHEVCIT

donika dabishevci çika jem kam me ardhe si deka donika dabishevci

Poeti, përkthyesi dhe studiuesi Gëzim Hajdari në parathënien e librit La tua robinja të Dabishevcit ka thënë: “Tema e eros-it dhe e thanatos-it përshkon me një forcë të vrullshme vargjet e vëllimit «Robnesha jote» të poetes së re kosovare, Donika Dabishevci.”

Dyzetë e shtatë poezi të këtij libri, sipas Hajdarit, flasin për pasionet dashurore, erotike dhe sensuale, për jetën, për rrjedhën e kohës, për sfilitjen e për vdekjen.

Shkruar me një gjuhë tejet të kursyer dhe lapidare, vargjet ekzistencialë të Dabishevcit, zë i veçantë i poezisë shqiptare të Kosovës, mbesin në kujtesen e lexuesit“, thekson Hajdari.

“Mosmarrëveshja kozmike midis eros e thanatos (Dashurisë dhe Vdekjes) ka frymëzuar për mijëra vjet filozofë, artistë dhe këngëtarë nga lashtësia gjer në ditët e sotme, nga Esiodo e Safo tek D’Annunzio”.

Mistiku Shën Giovanni della Croce ishte i mendimit se ‘vdekja mund të jetë dashuri’. Ndërsa Giacomo Leopardi, nga maja e “Kodrës të pafundësisë”  pohonte: “Dy gjëra të bukura ka në botë, “Dashuria dhe Vdekja”. Erosi është esenca e vërtetë hyjnore, energjia vitale dhe forca krijuese e jetës, ndjenja më intime e unit tonë, shpirti i thelbit të gjërave, i cili ndër shekuj është bërë frymëzim dhe sfilitje për poetët e çdo epoke.

      Mjafton të ndërmendim poetin e famshëm latin Catullo, «Vivamus mea Lesbia, atque amemus/ jetojmë Lesbia ime dhe dashurojmë». Vargje përvëlues që mbartin misterin e ekzistencës njerëzore.

 Tema e eros-it dhe e thanatos-it përshkon me një forcë të vrullshme vargjet e vëllimit «Robnesha jote» të poetes së re kosovare, Donika Dabishevci. Dyzetë e shtatë poezi të cilat flasin për pasionet dashurore, erotike dhe sensuale, për jetën, për rrjedhën e kohës, për sfilitjen e për vdekjen. Shkruar me një gjuhë tejet të kursyer dhe lapidare, vargjet ekzistencialë të Dabishevcit, zë i veçantë i poezisë shqiptare të Kosovës, mbesin në kujtesen e lexuesit.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

‘LITTERA’ BOTON: BELLIZIN, TOPANICËN, EMININ, MALIQIN, ADEMIN DHE DABISHEVCIN

littera

Së shpejti do të botohen edhe këta gjashtë libra:

Mario Bellizzi – Pasqyra dhe hija (Poezi kurbeti nga Ballkani në Mesdhe)
Imer Topanica – Këpucët e vdekjes
Emin Z. Emini – Fjalë të bukëta
Pem’zo Peso (Emine Maliqi) -Kuqmi floktë e thime
Vlora Ademi – 40 e pak…
Donika Dabishevci – Lufta nuk e kishte emrin tim

ObserverKult